Tetovë, gjendja me gripin sezonal paraqitet stabile

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:27

Tetovë, gjendja me gripin sezonal paraqitet stabile

Gjendja me gripin sezonal në Tetovë për momentin është stabile. Shifrat e Institutit për Shëndet Publik tregojnë se nuk ka rritje enorme të numrit të personave me grip. Për sezonin 2024/25 deri më tani janë regjistruar 472 raste, ku më shumë raste ka patur në muajin janar gjithsej 353 raste. Mjekët në Institutin e Shëndetit Publik thonë se shifrat janë rritur gradualisht gjatë muajit dhjetor dhe janar, ndërsa simptomat.

“Dominon mosha madhore, prej 15 deri në moshën 64 vjeçare ku kemi më shumë raste të paraqitura. Nuk ka raste të rënda me komplikime të mëdha, simptomat janë karakteristike çdo herë për gripin, temperaturë e lartë, kollitje, lodhje, dhimbje në fyt, dhimbje të kokës. Kjo gjendje zgjat nga 7 deri në 10 ditë dhe në atë kohë pacienti duhet të izolohet, duhet që të qëndrojë në shtëpi. Pra që të mos e përhapë virusin më shumë, sidomos nëse bëhet fjalë për nxënës”, tha Bllagorodna Mishkovska, mjeke.

Ajo informoi se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, ka për 30 për qind rënie të numrit të regjistruar me gripin sezonal.

“Megjithatë, kulmin e presim në këtë periudhë dhe pas përfundimit të pushimit dimëror dhe fillimin e gjysmëvjetorit të dytë nëpër shkolla prandaj gjatë muajit shkurt presin rritje maksimale të numrit të infektuar me grip. Tashmë popullata e ka të njohur se qëndrimi në hapësira të mbyllura, qëndrimi i shumë njerëzve në hapësira të izoluara ku nuk k ajrosje,mundëson transmetimin më të lehtë të virusit tek personat tjerë”, theksoi ajo. Që mos të ketë gjendje alarmante me gripin gjatë kësaj periudhe, mjekët nënvizojnë faktin se gjatë muajit janar ka patur pushim dimëror, ndërsa është rritur edhe numri I personave që marrin vaksinën dhe kjo ka krijon imunitet më të madh tek popullata. Sipas mjekëve, nga viti në vit është rritur interesimi I qytetarëve për këtë lloj vaksine.

“Dua të informoj se numri i personave që kanë marrë vaksinën është në nivel të kënaqur. Ministria e Shëndetësisë na ka siguruar numër të mjaftueshëm të vaksinave falas. Tek grup-moshat e rrezikuara kemi vaksinuar 4308 qytetarë dhe ky është numër në nivel të kënaqur, po ashtu edhe 132 persona kanë marrë vaksinën komerciale e cila është me pagesë dhe bëhet fjalë për persona që nuk bëjnë pjesë tek grupet e rrezikuara”, deklaroi Bllagorodna Mishkovska, mjeke.

Nga ky institucion nënvizojnë faktin se nga viti në vit ka rritje të qytetarëve që e marrin vaksinën për mbrojtje nga gripi sezonal. Prej atje sqarojnë se kjo ka të bëjë edhe më ngritjen e vetëdijes tek qytetarët se njëra nga mënyrat për të mbrojtur veten dhe të tjerët është marrja e vaksinës. Edhe në këtë periudhë rekomandohet që të shmangen vendet ku ka shumë njerëz, marrja e lëngjeve ndërsa në rast se qytetarët vërejnë simptoma të konsultohen me mjekët amë. (koha.mk)

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shkurt, 2025 13:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?