Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se VMRO i ka ofruar atij postin e kryetarit të Kuvendit dhe se ai ka qenë kryenegociator në bisedimet e Frontit Europian me VMRO-DPMNE-në.
“Unë kam qenë kryenegociator i Frontit kur kemi shku për bisedime me VMRO-në për këtë qeverisje. Ata ishin të vendosur në atë që nuk bashkëpunojnë me ne sepse duan ta ecin para atë politikën e tyre anti-shqiptare, ndërsa ne temë takimi kemi pasur ndryshimet kushtetuese dhe eurointegrimet. VMRO më ka ofruar të bëhem edhe kryetar parlamenti. Pastaj në takimin e fundit më thanë, a e perballoni që kryetari i parlamentit të jetë maqedon? Ju thash izën dhe përfundoi takimi”, tha Thaçi. /tvklan.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
7 Tetor, 2024 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.