Thierry Henry me mesazh emocionues për Neymarin: “Faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit”
Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka ndarë një mesazh prekës për Neymarin, pas vendimit të yllit brazilian për t’i dhënë fund aventurës me kombëtaren e Brazilit.
Henry e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë karrierën e Neymarit dhe mënyrën e tij unike të të luajturit, duke thënë se braziliani ishte një lojtar që ia vlente të paguaje vetëm për ta parë në fushë.
“Ky është një lojtar për të cilin do të paguaja para vetëm për ta parë. Ai mund të luante kudo, në çdo kohë dhe në çdo stil”, u shpreh Henry.
Francezi theksoi se Neymar ka bërë miliona tifozë të dashurohen me futbollin përmes teknikës, golave, buzëqeshjes dhe stilit të tij spektakolar.
“Çdo fëmijë i vogël donte të ishte Neymar. Ti do të doje të ishe Neymar, dhe unë do të doja të isha Neymar”, shtoi Henry.
Sipas tij, ndikimi i Neymarit në futboll nuk duhet të matet vetëm me trofetë apo momentet e fundit të karrierës, por me emocionet që ai ka sjellë në fushë.
“Nuk dua të flas për Botërorin apo mënyrën se si përfundoi karriera e tij. Dua të flas për atë që ai i dha futbollit. Neymar ishte dhe gjithmonë do të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi Henry.
Flaka
















