Tifozët e Celtic-ut mbështesin Palestinën dhe i kërkojnë UEFA-s: “Tregoji Izraelit një karton të kuq!”
Tifozët e Celtic-ut I kërkojnë UEFA-s t’i tregojë Izraelit një karton të kuq!
SKOCI – Lojtarët e Celtic-ut janë mundur 2-1 nga Bayern Munichu mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e parë fazës ‘play-off’ të Chaampions League dhe ndeshja është shënuar nga një koreografi e tifozëve vendas.
‘Brigada e Gjelbër’, një grup i njohur tifozësh të Celtic-ut, shpesh shprehin mbështetje për Palestinën, veçanërisht pas fillimit të sulmeve izraelite në Gaza në tetor të 2023.
Mbrëmë, gjatë ndeshjes kundër Bayernit, tifozët më të zjarrtë të Celtic-ut në tribuna shpalosën një pankartë të madhe me një mesazh për UEFA-n.
“Tregoni ‘Izraelit’ një karton të kuq”, shkruhej në koreografi, ku fjala “Izrael” ishte e shkruar me bojë të kuqe që, si gjaku, rrjedh nga shkronjat. Poshtë mesazhit, ata mbanin qindra kartonë të kuq dhe valëvitnin flamurin palestinez.
Mesazhi për t’i treguar Izraelit një karton të kuq është i qartë, nëse futbollistët rusë përjashtohen për sulmin e vendit të tyre ndaj Ukrainës dhe nuk mund të marrin pjesë në asnjë garë të UEFA-s, atëherë edhe izraelitët duhet të kenë të njëjtin trajtim për sulmin ndaj palestinezëve.
Por, një gjë është e sigurt, Celtic do të dënohet, siç kanë bërë shumë herë më parë, për mbështetjen e tifozëve të tyre për Palestinën.
















