Tirana zyrtare flet zëshëm për Shqipen dhe studentët shqiptar, Prishtina hesht!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2026 19:01

Tirana zyrtare flet zëshëm për Shqipen dhe studentët shqiptar, Prishtina hesht!

Tirana zyrtare flet zëshëm për Shqipen dhe studentët shqiptar, Prishtina po hesht! Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha sot në një konferencë për mediat theksoi se duhet të ketë një zgjidhje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë dhënien e provimit juridik në gjuhën e tyre shqipe, pasi sipas tij gjuha shqipe është e drejtë kushtetuese dhe e padiskutueshme.

“Forcimi i gjithanshëm i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mbështetja e pakufizuar për Kosovën mbetet në vijë të parë. Në çdo kohë dhe në çdo rast, Shqipëria ruan marrëdhëniet e mira me shqiptarët kudo që ndodhen. Sa u takon protestave të studentëve në Shkup, të cilët po kërkojnë një të drejtë. Ata po ngrenë një pyetje të drejtë. I kemi ndjekur me vëmendje. Përdorimi i gjuhës shqipe në RMV është një e drejtë kushtetuese dhe kjo e drejtë nuk duhet të vihet në diskutim. Është thelbësore që kjo të adresohet në rrugë institucionale, edhe pese RMV nuk është duke negociuar në mënyrë aktive si Shqipëria. Për ne është shumë e rëndësishme që kjo çështje të mos politizohet, por të trajtohen me përgjegjshmëri. Ajo që na intereson janë zgjidhjet. Shqipëria mbetet një aktor i përkushtuar për marrëdhëniet dhe stabilitetin në rajon”, theksoi ministri Hoxha

12

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2026 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut