Top 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos, një listë plot surpriza dhe emra të rinj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 18:19

Top 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos, një listë plot surpriza dhe emra të rinj

Jemi në mesin e merkatos verore, teksa disa nga ekipet big kanë bërë lëvizjet e tyre.

Në Top 10 e transferimeve më të shtrenjta bien në sy emra të rinj të futbollit dhe plot surpriza.

Plot 516.85 milionë euro është totali i listës së 10 transferimeve më të shtrenjta deri më tani.

Një mesatare rreth 51 milionë euro për transferim. Një shifër mjaft e majme, e cila tregon që sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rritet edhe vlera e lojtarëve.

Por në këtë listë nuk munguan surprizat, ku në të 10-ta vendet e transferimeve më të shtrenjta janë emra të rinj të futbollit, kryesisht, talente.

Në vendin e parë renditet Leny Yoro. Manchester United e bleu mbrojtësit nga Lille për shumën e 62 milionë eurove.

Pas tij vjen Moussa Diaby i cili transferua nga Aston Villa në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Ittihad. Arabët e blen sulmuesin për plot 60 milionë euro.

Amadou Onana mban vendin e tretë. Mesfushori belg u transferua nga Everton te Aston Villa. Villa pagoi 59.35 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Në vendin e katërt është Michael Olise, i cili u transferua nga Crystale Palace te Bayern Munich për shumën e 53 milionë eurove.

Douglas Luiz, mesfushori që la Aston Villan për Juventusin mban vendin e pestë. “Zonja e Vjetër” shpenzoi 51.5 milionë euro për të transferuar brazilianin në Torino.

Pas Olise, një tjetër blerje e Bayern Munich renditet në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta.

Joao Palhinha u transferua për bavarezët për shumën e 51 milionë euro, një shumë e cila kënaqi arkat e drejtuesve të Fulham në Premier League.

Në vendin e shtatë është talenti brazilian Endrick, i cili u transferua nga Palmeiras te Real Madrid.

“Los Blancos” shpenzuan 47.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit. Max Kilman është një tjetër blerje e shtrenjtë këtë merkato, me West Ham që e mori nga Wolves për 47.5 milionë euro, aq sa Endrick.

Ndërsa në vendin e nëntë është Ian Maatsen. Anësori i mbrojtjes është blerë nga Aston Villa për shumën e 44.5 milionë eurove.

Chelsea përfitoi një shumë të majme, për mbrojtësin që nuk ishte në planet e klubit për sezonin e ri. Teksa, kjo listë mbyllet me Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez u transferua nga Bologna te Manchester United për 42.5 milionë euro.

11
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 18:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?