Topi politik te Filkov: debati për provimin e jurisprudencës vazhdon pa zgjidhje

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2026 23:49

Topi politik te Filkov: debati për provimin e jurisprudencës vazhdon pa zgjidhje

Deklaratat e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë hapur dilema të reja rreth rolit të Ministrisë së Drejtësisë dhe procesit të gjetjes së një zgjidhjeje për kërkesat e studentëve shqiptarë, shkruan Gazeta Flaka

Në një intervistë për Alsat, Mickoski deklaroi se ligji aktual nuk e rregullon drejtpërdrejt mënyrën e organizimit të provimit të jurisprudencës, por ia lë këtë kompetencë ministrit të Drejtësisë përmes një akti tjetër juridik.

“Ligji aktual, në formën që është tani, nuk e rregullon mënyrën e zhvillimit të provimit, por i lë të drejtën ministrit të Drejtësisë që, me një akt tjetër juridik, ta rregullojë mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës”, deklaroi Mickoski.

I pyetur nëse mungesa e provimit në gjuhën shqipe lidhet me mungesën e bazës ligjore apo me mungesën e vullnetit të ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, kryeministri hodhi përgjegjësinë te qeveritë e kaluara.

“Unë më tepër do të thosha se në vitet e kaluara ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së nuk kanë dashur ta bëjnë këtë, ndërsa kjo qeveri ka vullnet dhe po punon për të gjetur një mënyrë që kjo çështje ose problem të tejkalohet. Kështu që situata është ndryshe dhe ministri Filkov është pjesë e kësaj qeverie që po kërkon zgjidhje”, tha ai.

Megjithatë, këto deklarata duket se nuk përputhen plotësisht me mesazhet e mëhershme të zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, i cili pas polemikave publike me ministrin Igor Filkov kishte bërë të ditur se çështja ishte ngritur në nivel të tij dhe të kryeministrit, duke lënë të kuptohet se procesi i vendimmarrjes do të trajtohej jashtë kompetencës së ministrit.

Por deklarata e fundit e Mickoskit se ministri Filkov është pjesë e procesit dhe se pikërisht ministri ka kompetencën ligjore për të rregulluar mënyrën e zhvillimit të provimit, e rikthen sërish në qendër të vëmendjes rolin e Ministrisë së Drejtësisë.

Njëkohësisht, kryeministri konfirmoi se deri më tani nuk ka një zgjidhje përfundimtare dhe se procesi vazhdon brenda institucioneve qeveritare.

“Ajo që ne po bëjmë aktualisht është në kuadër të qeverisë. Natyrisht që do të ketë debat publik. Brenda atij debati publik, sigurisht që edhe studentët që po protestojnë do të marrin pjesë dhe janë të mirëpritur që të japin kontributin e tyre”, deklaroi Mickoski.

Kjo nënkupton se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe mbetet ende e hapur, ndërsa deklaratat e fundit kanë nxitur pyetje nëse ekziston një qëndrim i unifikuar brenda koalicionit qeverisës për mënyrën e zgjidhjes së saj.

Ndërkohë, studentët shqiptarë vazhdojnë të kërkojnë mundësinë për ta dhënë provimin në gjuhën amtare, duke insistuar se kjo është çështje e barazisë kushtetuese dhe e respektimit të të drejtave gjuhësore. Gazeta Flaka

122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2026 23:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
122
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?