Transheja e parë e huasë hungareze së shpejti do t’u transferohet kompanive

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 16:34

Transheja e parë e huasë hungareze së shpejti do t’u transferohet kompanive

Deri në fund të këtij muaji pritet të bëhet transferimi i transhesë së parë të huasë hungareze për përkrahjen e kompanive. Një pjesë e bankave veçmë kanë miratuar projekte dhe kanë parashtruar kërkesa për pagesën e tyre në Bankën Zhvillimore. Kjo u theksua në takimin e sotëm të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për temat aktuale dhe sfidat ekonomike.

“Filluam një sërë bisedash me komunitetin e biznesit dhe sot filluam pikërisht nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Qëllimi është që përmes këtyre takimeve të ndajmë informacione për plasimin e mjeteve të huasë hungareze të destinuar për kompanitë dhe t’i zgjidhim eventualisht dilemat që do të shfaqen gjatë këtij procesi”, deklaroi ministrja e Financave gjatë takimit.

Ajo shtoi se synimi është që mjetet të plasohen në tërësi, për ta ndihmuar ekonominë për momentin, duke pasur parasysh zhvillimet globale dhe për t’i nxitur investimet, veçanërisht ato të qëndrueshme që sjellin zhvillim.

Për kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski, e rëndësishme është që këto mjete të siguruara nga Qeveria të destinohen sa më shpejt të jetë e mundur te kompanitë dhe të fillojë realizimi i investimeve.

Ai e mirëpriti iniciativën për takime të tilla, ku mund të shkëmbehen mendime për temat aktuale, por edhe për të hapur çështje që prekin kompanitë.

Gjatë këtij takimi u hap çështja e kthimit të mjeteve të paguara nga kompanitë në bazë të Ligjit të Tatimit të Solidaritetit.

Ministrja e Financave theksoi se kjo paraqet  barrë të madhe për buxhetin dhe nenvizoi se mjetet do t’u kthehen kompanive në periudhë më të shkurtër se 5 vjet dhe se do të ketë takime me kompanitë për përcaktimin e dinamikës së kthimit të tyre. Diskutimet do të vazhdojnë dhe në periudhën e ardhshme do të përgatiten propozime mbi bazën e të cilave do të diskutohet dhe zgjidhet kjo çështje. Oda Ekonomike shpreh mirëkuptim mbi gjendjen e thesarit të shtetit dhe është e gatshme të zhvillojë bisedime dhe ta përcaktojë dinamikën dhe mënyrën e kthimit të mjeteve.

Të pranishmit konkluduan se dialogu është  mundësi për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe se ky dialog ndërmjet Qeverisë dhe Odës Ekonomike do të vazhdojë edhe në të ardhmen për krijimin e kushteve më të favorshme ekonomike, si dhe për parashikueshmërinë ekonomike të punës.Dialogu me komunitetin e biznesit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke zhvilluar takime me shoqatat dhe odat e tjera ekonomike.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Shkurt, 2025 16:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?