“Translate” në ministri: Zekolli Shaqiri përkthen fjalë për fjalë deklaratën e Aleksandar Nikoloskit për progresin e autostradës
Botuar nga Flaka
20 Qershor, 2026 21:59
Projekti i autostradës Gostivar–Bukojçan, i cili pritet të shërbejë si anashkalim i qafës së Strazhës, është prezantuar me pothuajse të njëjtin tekst nga përfaqësues të dy niveleve ekzekutive, duke ngritur diskutime mbi koordinimin e komunikimit publik brenda koalicionit qeverisës.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, deklaroi:
“Përparim i shkëlqyer në ndërtimin e autostradës Gostivar – Bukojçan (që do të jetë anashkalimi i qafës së njohur të Strazhës). Traseja po ndërtohet me ritëm të lartë, ndërsa paralelisht po punohet edhe në vendosjen e shtyllave për viadukte. Po punohet në 4 ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra urë është përfunduar tërësisht.”
Po i njëjti formulim identik është publikuar nga zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, pa ndryshime në strukturë apo përmbajtje:
“Përparim i shkëlqyer në ndërtimin e autostradës Gostivar – Bukojçan (që do të jetë anashkalimi i qafës së njohur të Strazhës). Traseja po ndërtohet me ritëm të lartë, ndërsa paralelisht po punohet edhe në vendosjen e shtyllave për viadukte. Po punohet në 4 ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra urë është përfunduar tërësisht.”
Ky përsëritje e tekstit ka nxitur komente në opinionin publik dhe në rrjete sociale, ku është interpretuar si tregues i mungesës së diferencimit institucional në mes të niveleve të ndryshme të ekzekutivit.
Në diskursin kritik politik, ky fenomen është komentuar si praktikë e koordinimit të ngushtë të komunikatave, ku zyrtarë nga struktura të ndryshme – përfshirë edhe përfaqësues të VLEN – shfaqen me mesazhe të njëjta, duke reflektuar, sipas kritikëve, modelin e centralizuar të narrativës qeveritare të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Megjithatë, nga ana institucionale, deklaratat fokusohen në ecurinë e punimeve infrastrukturore, ku sipas zyrtarëve po vijon ndërtimi i trasesë, punimet në viadukte dhe ndërtimi i urave dhe mbikalimeve në segmentin Gostivar–Bukojçan.
Projekti mbetet një nga pjesët kyçe të korridorit rrugor që synon të lehtësojë qarkullimin drejt perëndimit të vendit dhe të shmangë ngarkesën e qafës së Strazhës, një nga pikat më problematike të trafikut në këtë aks. Gazeta Flaka
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.