Transportuesit privat nga nesër kthehen sërish me orar të reduktuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 18:57

Transportuesit privat nga nesër kthehen sërish me orar të reduktuar

Transportuesit privat të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, përsëri kthehen në protestë, duke reduktuar orarin e transportit dhe atë vetëm nga ora 17:00 e mbrëmjes, shkruan Alsat.

Ky vendim i transportuesve privat vjen pasi këshilli i qytet të Shkupit nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin për rritje të pagesës për kilometër për transportuesit privat.

“Për momentin e ndërpremë punën se u revoltuam, pritem që sot të rregullohet çështja por nuk u rregullua. Do të shohim se çfarë vendimesh do të marrim me kolegët pasi të konsultohemi, do të shohim se a do të vozisim me orare të reduktuar a jo. Sot e kemi ndërpre tërësisht vozitjen pasi morëm lajmin që nuk ka hyrë në rend të ditës fare çështja e pagesës dhe shkaku i saj jemi të revoltuar. Pritem me vite që të rregullohet por as sot nuk u rregullua. Çfarë do të behet me qytetarët që presin transport publik? Unë kërkoj falje qytetarëve sepse nuk varet nga ne autobusët privat sepse aq është mundësia jonë pasi punojmë me humbje që 7-8 vite dhe s’mund të investoj asgjë”, tha Masar Alia – transportues privat./ Alsat.mk

252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 18:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?