Tre kujtime të paharrueshme nga Ismail Kadare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:15

Tre kujtime të paharrueshme nga Ismail Kadare

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot të gjithë folem në tavolinat e restorantit “ Piaca” ku u mblodhem për të kujtuar Ismail Kadarenë duke ja ndier mungesen e konfirmuar prezencen mes nesh.

Askush prej nesh nuk qe aty për ti percaktuar atij statusin në letrat shqipe apo ato boterore , për atë është kujdesur vetë, si bir i talentit të tij gjenial me vepren shumë dimensionale që i la qyteterimit tonë.

Ndoshta ishim aty si deshmitar kush më shumë e kush më pak të një mardhënjeje njerzore ku secili sipas këndveshtrimit të tij ka gjithmonë diçka për të rrefyer.

Personalisht e kam filluar komunikimin me shkrimtarin si lexues i tij nga fundi i viteve 80 ku mes rreshtave kerkonim rrugë për lirinë e mohuar dhe horizonte per shpresat tona, duke na ndikuar në të menduar, në të shkruar e në të folur.

Po ashtu e mbase më teper pas viteve 90 tek vepra e tij ndonjëherë të zhgenjyer nga realitetet që jetonim po aty kerkonim udhezuesin, modelin, parimet e mbi të gjitha krenarinë intelektuale të një Shqiperie që mes shumë mundimesh deshironte të bëhej si gjithë Europa!

Në pranveren e vitit 2005 kur po mbyllja ciklin e studimeve në universitetin “La Sapienza” me një punim mbi letersinë fantastike ku objekt studimi kisha “Kush e solli Doruntinen?” i them profesorit udheheqes Francesko Mucioli si mendon nëse arrij ti marr një interviste Kadaresë për të ballafaquar analizen tonë me atë çka ai vete mendonte për subjektin dhe personazhet e tij. Më pa më habi “sei matto” ( je i marrë ) më tha me dashamirësi, si mund ti afrohesh një ciklopi të tillë- duke shtuar – do të ishte një mrekulli nëse ja del”?

U ulem dhe bashkarisht shkruam 13 pyetje dhe fati e desh që në Romë ato ditë qelloi miku Mark Marku i cili ma mori persiper se do e provonte duke i shpjeguar Kadaresë se i duheshin për një shok në keto rrethana!

Pas pak ditesh me vjen posta një zarf me emrin e Markut persiper.

Ismail Kadare me shkrim dore u ishte pergjigjur pyetjeve të mia! Duke i patur ato faqe ndjeva sigurinë e diçkaje që koleget e mi nuk e kishin.

Po atë vjeshtë me Ardian Ndrecen profesorin e Urbanianes së Romës e takuam në shtëpinë e tij në Tiranë. Nga ajo ditë lindi një raport për mua unik. Nuk mund të them se e kisha mik Ismail Kadarenë, më duket fjalë e madhe, e pamerituar, sidomos kur e degjoj të perdoret pa doganë pas vdekjes së tij me lehtësinë e dites , edhe pse shpesh na ftonte për dreka e darka në shtëpinë e tij në Tiranë e Qerret per gjatë viteve apo vinte tek tonat, ne grupin kulturor të filologjikut Mark Markun, Persida Asllanin, Dhurata Shehrin ! Interesohej për kurrikulat, mësimëdhënien, kritiken, librat në qarkullim, rrymat, revistat. E ndiqte kohen kulturore të vëndit të tij me vemendje të madhe. Temë të preferuar shpesh me ne kishte derivat e gjuhes shqipe, qendrimet e debatet.

Nuk ishte as pak i zymtë, kishte humor të hollë e qeshte ëmbel.Nuk lejonte ti afrohej asnjë formë e banalitetit.

E konsideroj veten të privilegjuar me fat si deshmitar i disa bisedave mes tij dhe At Zef Pllumit.

Aty ka qënë edhe zonja Helena Kadare ! Shqiperia e klerit katolik , e burgjeve të komunizmit në vete të parë shkruesi, bartesi i memorieve dhe shkrimtari i pazakontë e i perbotshem gjeten sintoni, forcë e deshirë për tu bashkuar në trashigimitë e medha duke respektuar diversitetin.

Pader Zefi dhe Babazoti i “Çeshtje të marrëzisë” vellezer në roman të ndarë gjatë nga hipostazat shqiptare më në fund takohen , të tillë dukeshin në bisedë. Nuk ndahej më në letersia po i afronte subjekte bashkëkohësisë apo kjo e fundit u bë letersi.

Mbi varrin simbolik të Fishtes në Kishen e Fretenve të Giuhadolit në Shkoder në 2007, ku Kadare shfaqej i menduar At Zefi i afrohet e i thotë me gegnishten e tij kumbuese të cilen nuk di ta flas si ai “Nigjo Ismail unë jam i vjeter e drejt fundit por sa të kem frymë kam me të mbeshtetë , kam me kënë në krahun tan në llogoren europiane të shqiptarve. Qysh në kohen e Ismail Qemalit e Princ Vidit, qytetnimi europian ka pasë anmiq në Shqipni e nuk i janë da kurrë, aktivizohen si shpirtna të keqij sa herë ajo afrohet, kanë me të sulmue egersisht”! Ishte koha kur eseja “Mbi identitetin europian të shqiptarve” kishte shkaktuar dallget e veta.

Vjet në verë e takova për të fundit herë në një darkë korriku , ishte zonja Helenë dhe Alda Bardhyli unë me familjen time. Në të shumtën e kohes fliste me time bijë Sofinë atij moti 11 vjeç dhe jo me ne të rriturit. Gjithmonë kam menduar mbi këtë takim të fundit dhe zgjedhjen e tij për të biseduar më gjatë me një femijë. Ai kishte gjithmonë një mesazh për të ardhmen e keshtu do të mbetet shkrimtari që i flet asaj ne krye të “ Çetes së Profetenve” !

Në këtë drekë për të e pa të keto me erdhen në mend!

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?