Tripunovski për subvencionet: Ne do të ofrojmë mbështetje të rritur në periudhën e ardhshme

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2024 20:10

Tripunovski për subvencionet: Ne do të ofrojmë mbështetje të rritur në periudhën e ardhshme

“Në periudhën e kaluar, për fat të keq, u fol shumë më shumë dhe u realizua shumë pak në lidhje me subvencionet. Premtimi ynë parazgjedhor dhe obligimi ynë është pagesa e rregullt e subvencioneve për bujqit,” theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Pro ose Kundër” në televizionin Alfa.

“Kemi mbulim pothuajse për të gjitha degët në sektorin e bujqësisë. Sot janë paguar 166,704,501.00 denarë për 3,509 përfitues si ndihmë shtesë shtetërore prej 20% për mbajtësit e ekonomive bujqësore. Gjithashtu, janë paguar 16,724,726.00 denarë për 6 përfitues për investime në modernizimin e ekonomive bujqësore. Deri në fund të vitit do të kemi edhe një raund tjetër të pagesës së subvencioneve, me ç’rast do të përfundojmë pagesat e subvencioneve për vitin aktual 2024,” sqaroi ministri.

Ministri Tripunovski kujtoi se deri para një kohe paguheshin subvencione nga vitet 2021, 2022 dhe 2023.

“Me strukturën financiare që kemi siguruar, kemi mbuluar të gjitha borxhet e papaguara. Në vitin 2025 do të hyjmë shumë më të lehtësuar, pra me pagesa aktuale të subvencioneve sipas kalendarit,” theksoi ministri.

Ai theksoi se tashmë po punohet në programet për subvencionim dhe pagesat direkte, ku do të ketë disa modifikime me qëllim që subvencionet të kenë efekt. Me këtë do të parandalohet edhe abuzimi që ka ndodhur në të kaluarën.

“Do të ketë kontrolle të përforcuara. Tashmë kam biseduar me drejtorin e Agjencisë për Pagesa dhe drejtorin e Inspektoratit të Bujqësisë që kapacitetet e Inspektoratit të Bujqësisë, përkatësisht inspektorët e kësaj institucioni, të vihen shtesë në funksion të Agjencisë për Pagesa, që do të thotë parandalim maksimal të keqpërdorimit të mjeteve financiare,” potencoi ministri Tripunovski.

“Ne do të sigurojmë mbështetje të rritur në periudhën e ardhshme, por gjithashtu do të angazhohemi maksimalisht për të mbyllur të ashtuquajturin ‘valvul’ të shpenzimeve joproduktive dhe abuzimeve në këtë drejtim,” sqaroi ai.

Ministri shtoi se qëllimi është që paratë të arrijnë me kohë në duart e duhura, pra në duart e bujqve.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Dhjetor, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?