Tuchel: Do të gjejmë një mënyrë për ta ndalur Messin, por nuk ka zgjidhje perfekte
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur me shumë respekt për Lionel Messin në prag të përballjes me Argjentinën, duke pranuar se ndalimi i yllit argjentinas është një nga sfidat më të vështira në futboll.
Tekniku gjerman theksoi se Messi është një lojtar që gjen hapësira, shfrytëzon çdo mundësi dhe bën diferencën, por vuri në pah se suksesi i tij lidhet edhe me mbështetjen që merr nga bashkëlojtarët.
“Do të gjejmë një mënyrë për ta ndalur Leo Messin. Ai gjen hapësira, shfrytëzon rastet e tij dhe gjëja më e rëndësishme është se e gjithë skuadra e mbështet. Ata janë gjithmonë pranë tij dhe të gatshëm të bëjnë diferencën. Ne do të përgatitemi për këtë.”
Tuchel pranoi se nuk ekziston një formulë e përsosur për ta neutralizuar tetë herë fituesin e Topit të Artë, por theksoi se Anglia duhet të jetë e guximshme, e kujdesshme dhe të kufizojë ndikimin e lojtarëve që e rrethojnë.
“Nuk mund të gjejmë zgjidhjen perfekte, por duhet të jemi të guximshëm, të kujdesshëm në përballjet me të, të ndalim mbështetjen që ai merr nga shokët e skuadrës dhe të ndjekim çdo lëvizje të tij kur ka topin.”
Deklaratat e Tuchel shtojnë edhe më shumë pritshmëritë për përballjen mes Anglisë dhe Argjentinës, ku vëmendja kryesore pritet të jetë sërish te Lionel Messi.
Flaka
















