Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim të ri për uljen e çmimeve të derivateve të naftës me mesatarisht 3,84% krahasuar me vendimin e mëparshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet e Eurodizelit (D-Е V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 6,50 denarë për litër. Ndërkohë, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shënojnë rritje të lehtë prej 0,50 denarësh për litër.
Po ashtu, çmimi i mazutit M-1 SU ulet për 3,238 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 47,906 den/kg.
KRRE thekson se në përllogaritjen e re është marrë parasysh edhe ulja e akcizës për 2,00 denarë për litër për naftën dhe benzinën.
Nga data 2 qershor 2026, ora 00:01, çmimet maksimale të reja do të jenë:
- EUROSUPER BS-95: 88,00 den/l
- EUROSUPER BS-98: 90,00 den/l
- EURODIZEL BS (D-E V): 85,50 den/l
- EL-1: 87,50 den/l
- Mazut M-1 SU: 47,906 den/kg
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Qershor, 2026 22:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.