Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbetje (KRRE) ka vendosur ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi nga sonte në mesnatë.
Sipas vendimit, çmimi i dizelit ulet për 0.5 denarë për litër, ndërsa benzina shënon rritje me të njëjtën shumë.
Pas ndryshimeve, çmimet maksimale të reja do të jenë:
- EURODIZEL BS (D-E V): 80 denarë/litër
- EUROSUPER BS-95: 84.5 denarë/litër
- EUROSUPER BS-98: 86.5 denarë/litër
- Vaj ekstra i lehtë për djegie: 79.5 denarë/litër (pa ndryshim)
Gjithashtu, çmimi i mazutit ulet për 0.796 denarë për kilogram dhe arrin në 41.495 denarë.
Nga KRRE bëjnë të ditur se ndryshimet vijnë si pasojë e lëvizjeve në tregjet botërore, ku janë shënuar ulje të çmimeve të naftës dhe derivateve, si dhe ndryshime në kursin e denarit ndaj dollarit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Qershor, 2026 15:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.