Valbon Limani: Nuk ka dëshmi zyrtare se shqetësimet shëndetësore janë shkaktuar nga uji, respektoni ndalimin e përkohshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2026 20:02

Valbon Limani: Nuk ka dëshmi zyrtare se shqetësimet shëndetësore janë shkaktuar nga uji, respektoni ndalimin e përkohshëm

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka reaguar pas ndalimit të përkohshëm të përdorimit të ujit për pije dhe përgatitje të ushqimit, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e institucioneve dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare.

Limani tha se, sipas analizave të rregullta të kryera nga NP “Komunalec”, mostrat e ujit të analizuara deri më tani kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar me ligj.

“Sipas analizave të rregullta që kryen NP ‘Komunalec’, mostrat e analizuara deri më tani tregojnë se parametrat e ujit kanë qenë brenda vlerave të lejuara me ligj.”

Ai bëri të ditur se pas denoncimit, Prokuroria Publike, policia dhe institucionet e tjera kompetente kanë kryer kontrolle shtesë dhe kanë marrë mostra të reja për analiza laboratorike.

Sipas Limanit, ndalimi i përkohshëm i përdorimit të ujit është vendosur me rekomandim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe ka karakter parandalues.

“Deri në publikimin e rezultateve zyrtare, me rekomandim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, është vendosur ndalim i përkohshëm i përdorimit të ujit për pije dhe për përgatitjen e ushqimit. Ajo është parandaluese dhe është vendosur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.”

Duke iu referuar pretendimeve për përzierje të ujërave të zeza me ujin e pijshëm, kryetari i Gostivarit tha se informacionet nga NP “Komunalec” tregojnë se në lokacionin e përmendur nuk ekziston rrjet kanalizimi, por shtoi se çdo pretendim do të verifikohet nga institucionet kompetente.

“Të gjitha pretendimet janë objekt verifikimi dhe vlerësimin përfundimtar do ta japin ekskluzivisht institucionet kompetente.”

Limani theksoi gjithashtu se aktualisht nuk ekziston asnjë provë zyrtare që lidh shqetësimet shëndetësore të raportuara me ujin e ujësjellësit.

“Për momentin nuk ka asnjë dëshmi zyrtare mjekësore apo laboratorike se shqetësimet e raportuara në lukth janë shkaktuar nga uji i ujësjellësit të qytetit.”

Në fund, ai njoftoi se Komuna e Gostivarit është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe se rezultatet zyrtare do të publikohen menjëherë sapo të jenë në dispozicion.

“I ftoj qytetarët të qëndrojnë të qetë, ta respektojnë ndalimin e përkohshëm dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare. Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë më i lartë dhe çdo vendim do të merret ekskluzivisht në përputhje me gjetjet zyrtare të ekspertëve.” Gazeta Flaka

23

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2026 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut