Valdet Xhaferi: “Gjaku i dëshmorëve është themeli i lirisë që gëzojmë sot”

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 09:16

Valdet Xhaferi: “Gjaku i dëshmorëve është themeli i lirisë që gëzojmë sot”

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Valdet Xhaferi ka përkujtuar me nderim të thellë sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Në mesazhin e tij, Xhaferi theksoi se kjo ditë është moment reflektimi dhe mirënjohjeje për veprën e bijve dhe bijave më të mirë të kombit, përcjell Gazeta Flaka.

“Sot përulemi me nderim të thellë para veprës dhe sakrificës së bijve dhe bijave më të mirë të kombit. Ata që dhanë jetën për liri, dinjitet dhe të ardhmen tonë nuk do të harrohen kurrë”, ka deklaruar Xhaferi.

Ai shtoi se sakrifica e dëshmorëve mbetet bazamenti mbi të cilin është ndërtuar liria që gëzohet sot.

“Gjaku i tyre është themeli i lirisë që gëzojmë sot, ndërsa kujtimi i tyre mbetet dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë”, u shpreh ai.

Në fund të mesazhit të tij për këtë ditë përkujtimore, Xhaferi ka shprehur nderimin më të lartë për të gjithë dëshmorët e kombit, duke theksuar: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”. Gazeta Flaka

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 09:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?