Valencia interesohet për Ter Stegenin, portieri gjerman dëshiron rikthimin në Spanjë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2026 23:14

Valencia interesohet për Ter Stegenin, portieri gjerman dëshiron rikthimin në Spanjë

Valencia ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Marc-André ter Stegenit, duke pyetur për situatën e portierit gjerman, i cili aktualisht është i huazuar te Ajaxi nga Barcelona.

Sipas „Onda Deportiva Valencia“, drejtori sportiv i klubit spanjoll, Braulio Vázquez, është interesuar për gjendjen e portierit dhe mundësinë e transferimit të tij.

Ter Stegen, pavarësisht se po aktivizohet rregullisht te Ajaxi, raportohet se dëshiron të rikthehet në futbollin spanjoll.

Barcelona mund ta shohë me interes një marrëveshje të tillë, pasi aktualisht mbulon rreth 90 për qind të pagës së portierit gjatë huazimit të tij në Holandë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka negociata zyrtare apo marrëveshje mes klubeve. E ardhmja e Ter Stegenit mbetet e hapur, ndërsa Valencia po shqyrton mundësinë për ta rikthyer në La Liga.

Flaka

33

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Nëntor, 2026 23:14
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
33

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë