Vapa ekstreme po bëhet normalitet? Ekspertët tregojnë si ta mbroni shëndetin
Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive në Evropë, ndërsa qershori i këtij viti shënoi temperatura rekord në disa vende, përfshirë Francën, Spanjën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe.
Sipas ekspertëve, temperaturat e larta përbëjnë rrezik të veçantë për të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë në ambiente të hapura. Mjekja Claudia Treidl-Hoffmann thekson se organizmi ka aftësi të përshtatet me vapën, por ky proces kërkon shumë kohë dhe nuk mund të ndodhë brenda pak vitesh.
Kur temperaturat rriten, trupi aktivizon mekanizmat e ftohjes përmes djersitjes dhe zgjerimit të enëve të gjakut. Megjithatë, në rastet e vapës ekstreme, këta mekanizma mund të mos jenë të mjaftueshëm, duke rritur rrezikun për probleme kardiovaskulare, goditje nga nxehtësia dhe komplikime të tjera shëndetësore.
Ekspertët këshillojnë që gjatë ditëve shumë të nxehta të konsumohen sa më shumë lëngje, të preferohet ushqim i lehtë, të shmangen alkooli dhe duhani, si dhe të sigurohet pushim dhe gjumë i mjaftueshëm për të ndihmuar organizmin të përballojë temperaturat e larta.
Flaka
















