Vazhdojnë ankesat e të punësuarve në ndërmarrjen “Rrugë dhe Rrugica”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:14

Vazhdojnë ankesat e të punësuarve në ndërmarrjen “Rrugë dhe Rrugica”

Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe Rrugicat” edhe pse nuk kanë marrë pagën, sipas afatit së pagesës deri në datën 15 të muajit, ata në mënyrë anonime ankohen për presione të vazhdueshme me qëllim që të mos protestojnë dhe të shprehin revoltën e tyre për padrejtësitë që u bëhen.  Sipas emalit që dërguan, thuhet se në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe Rrugica”– Shkup, janë bëre parregullsi në punën e ndërmarrjes. Këto parregullsi sipas tyre janë vërejtur edhe në seancën e fundit të Bordit Drejtues dhe janë regjistruar në procesverbal si vijon:

Punonjësit e NP “Rrugë dhe Rrugica”- Shkup

  • Punën e ndërmarrjes – Ndërtimin e objekteve në tre muajt e fundit pa kontrata në vlerë prej 60 milionë denarë.
  • Performancën e objektit Luna Park – 15 milionë denarë, pllaka bekaton të realizuara në periudhën nga prilli deri në gusht 2024 dhe kontrata është nënshkruar në shtator në vlerë prej 7 milionë denarë.
  • Borxhi i kompanisë ndaj furnitorëve në shumë prej 240 milionë denarë dhe mos shlyerje e obligimeve ndaj furnitorëve, përkatësisht ka pagesa selektive të obligimeve si në rastin e Pucko Petrol.

Të punësuarit anonim shtojnë se vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i ndërmarrjes për shkak të pamundësisë së pagesës së pagave dhe sigurimit të repromaterialeve. Disa ditë me parë, në letrën e hapur drejtuar opinionit, të punësuarit pohonin se janë nën presion të vazhdueshëm dhe kanë frikë të bëjnë grevë, si dhe përmendin ushtruesin e detyrës drejtor i ndërmarrjes si fajtorin kryesor për situatën me pagat.  Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit pretendon se paratë për paga duhet të sigurohen nga vetë ndërmarrja dhe thonë se Qyteti i Shkupit nuk ka juridiksion dhe as nuk ndan fonde për paga për ndërmarrjen në fjalë. Ushtruesi i detyrës drejtor i ndërmarrjes Vanço Umlenski nuk u përgjigj në pyetjet për situatën e krijuar në ndërmarrjen që ai drejton. Kjo nuk është hera e parë që të punësuarit në “Rrugë dhe Rrugica” mbeten pa pagë. Hera e fundit ishte në nëntor të vitit të kaluar kur të punësuarit hynë në grevë për pagat e papaguara për muajin tetor. /Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?