Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:07

Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore

Tashmë 10 ditë janë pa mësim 451 nxënës të shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të komunës së Studeniçanit. Bojkoti i mësimit për mëvetësimin e shkollës vazhdon ndërkohë, nga institucionet përkatëse asnjë përgjigje konkrete si do të veprohet në këtë rast. Nga Ministria e Arsimit thanë se do ta shqyrtojnë kërkesën e re për mëvetësimin e shkollës por njëkohësisht kujtojnë se kërkesa e mëparshme nuk është miratuar nga udhëheqja e kaluar e Ministrisë së Financave.

“Jemi njohur me kërkesën për ndarjen e shkollës periferike “Naim Frashëri” në fshatin Moranë, për të cilën është dhënë mendim negativ nga ministri i Financave në qeverinë e kaluar. Në kushtet kur Qeveria aktuale është e përkushtuar për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe racionalizimin e burimeve arsimore me qëllim rritjen e efektivitetit të kostove, pra sigurimin e cilësisë më të lartë të mësimdhënies, kërkesa e re e ardhur do të shqyrtohet me vëmendjen e duhur, varësisht nga arsyetimi, do të veprohet në përputhje me rrethanat”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska tha se nuk ka shumë informacione për këtë çështje mirëpo, siç tha ajo, nuk ka arsye për të stopuar një proces të tillë.

“Do t’ju jap përgjigje shtesë mirëpo nuk shoh asnjë arsye pse Financat do të bënin pengesë për diçka të tillë. Megjithatë, duhet parë me buxhetet se si është situata dhe dihet që ligji duhet respektuar. Ndarje apo bashkime të tilla duhet të jenë pjesë e buxheteve. Vërtet nuk kam informacione por nëse do të ishte në Financa sigurisht që do të kisha ndonjë informacion. Me shumë mundësi, kjo pyetje sërish duhet t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Nga Komuna e Studeniçani përsëritën se përkrahin kërkesën e prindërve për ndarjen e shkollës por jo përmes bojkotit sepse është në dëm të nxënësve. Sipas sqarimit të komunës, Ministria e Arsimit tashmë ka konstatuar se plotësohen kushtet për ndarje të shkollës mirëpo procedura është ndërprerë nga Ministria e Financave. Banorët e fshatit Moranë tashmë kanë deklaruar se ndër shkaqet kryesore të mëvetësimit të shkollës është mos investimi në këtë objekt shkollor nga ana e komunës. Sipas banorëve, përveç sallës së sportit, çdo investim tjetër në këtë shkollë është bërë me financim të banorëve. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?