Veçoritë e erës Donald Trump, Mustafa Nano paralajmëron kohë jo të mira për Ballkanin

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 00:00

Veçoritë e erës Donald Trump, Mustafa Nano paralajmëron kohë jo të mira për Ballkanin

Mandati i dytë i Donald trump ka krijuar pritshmëritë e një ere të re që do të prek botën, e cila sipas diplomatit Mustafa Nano, do të fryjë ndryshe nga tradita amerikane.

“Gati të gjithë besojnë që do ketë një erë Donald Trump. Demokracia liberale nuk është më ashtu siç është konsideruar një sistem superior qeverisjeje dhe kjo është manifestuar me një lloj simpatie qëka shprehur ndaj presidentit kinez, Putinin po se po, e shoqëruar me një lloj konflikti që ka krijuar me qeveritë e vendeve demokratike, aleatët e gjithëjetshëm. Ka krijuar një ndarje të fortë nga e shkuara. Aleancat nuk i lidh më në bazë vlerash të përbashkëta por i lidh në bazë interesi nacionalë”- u shpreh Nano.

Mastafa Nano duke shpalosur veçoritë e erës Donald Trump, paralajmëron kohë jo të mira për Ballkanin.

“Donald Trump beson se të fortët të bëjnë ligjin. Në këtë kuptim për vende si Shqipëria nuk është se po fryjnë erëra të mbara se në këtë logjikë, Shqipëria, Kosova, vendet ku banojnë shqiptarët në Ballkan nuk do të jenë të favorizuara”.

Në analizën e Nanos, amerikanet janë të mbrojtur nga furia e ndryshimeve të aleancave.

“Disa vlera që janë konservatore , familja, kombi, emigracioni, shqetësimet e amerikanëve ka ditur ti kap këto kauza. Dhe ky mendoj se është çelësi i suksesit të Trump. Rreziku nuk impakton amerikanët”

Por dëshira e presidentit amerikan për të krijuar aleanca të reja, sipas analistit e bën atë të rrezikshëm për BE, që sipas tij ky komunitet duhet te lër ledhatimin e egove nacionale dhe të fokusohet te interesi i përbashkët për të përballuar erën Donald Trump.

“Ekziston frika që NATO mund të shpërbëhet, edhe Bashkimi europian te marr një të krisur të madhe. Nëse Trump i thotë Europës mos prisni më nga unë tiu mbrojë atëherë ndodhet para një sfide të madhe: të garantojë mbrojtjen e vetë”.

Ndryshe nga fjalët, Mustafa Nano beson se Trump po përpiqet të frenojë luftën e tretë botërore, por me veprime që mund ti kushtojnë Europës.

“Trump do të mbyll luftën, edhe ndoshta me koston e një Ukraine të dobët, por është Europa ajo që ndihet e rrezikuar mos Rusia inkurajohet për një tjetër luftë. Por gjithashtu ekziston pamundësia që Rusia të mobilizojë njerëzit. Do i duhet besoj kohë një 10 vjeçar për një luftë të re”.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 00:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?