Vijojnë zgjedhjet në strukturat e BDI-së në Gostivar, zgjidhen kryetarët e dy nëndegëve

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 13:46

Vijojnë zgjedhjet në strukturat e BDI-së në Gostivar, zgjidhen kryetarët e dy nëndegëve

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në kuadër të degës së BDI-së në Gostivar po vazhdon me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në nëndegët partiake.

Në këtë kuadër, Kelmend Selmani është zgjedhur kryetar i nëndegës Fazeneri në kuadër të degës së BDI-së në Gostivar.

Selmani është i diplomuar në drejtimin e Kriminalistikës në Fakultetin e Evropës Juglindore dhe aktualisht është i angazhuar në biznesin e tij privat.

Ai vjen nga radhët e forumit rinor, duke marrë përgjegjësi si pjesë e gjeneratës së re të BDI-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Bujar Ajdari është zgjedhur kryetar i nëndegës Banjeshnicë, po ashtu në kuadër të degës së BDI-së në Gostivar.

Ajdari është ekonomist i diplomuar dhe aktualisht punon në sektorin privat, ku fokusohet në analizë ekonomike, menaxhim financiar dhe zhvillim strategjik të biznesit.

Zgjedhja e kuadrove të reja dhe profesionale dëshmon përkushtimin e strukturave të BDI-së për të forcuar organizimin partiak dhe për të avancuar përfaqësimin me energji të reja”, theksohet më tej.

Zgjedhjet brenda strukturave lokale të BDI-së në Gostivar po zhvillohen në funksion të konsolidimit të degës dhe përfshirjes më të madhe të gjeneratave të reja në proceset vendimmarrëse të partisë. Gazeta Flaka

54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 13:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?