Vinícius Jr. thyen heshtjen pas eliminimit të Brazilit: Vendimin për penalltinë e mori Ancelotti
Brazili është eliminuar nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8 së finales, ndërsa pas ndeshjes vëmendja u përqendrua edhe te penalltia që nuk u ekzekutua nga Vinícius Jr.
Sulmuesi brazilian sqaroi se vendimi për t’ia besuar penalltinë Bruno Guimarães ishte marrë nga trajneri Carlo Ancelotti dhe hodhi poshtë zërat se kishte refuzuar ta merrte përsipër përgjegjësinë.
“Ishte vendimi i trajnerit Ancelotti që penalltinë ta godiste Bruno. Trajneri e vendos paraprakisht se kush do ta ekzekutojë penalltinë dhe ai zgjodhi Brunon. Nuk kam qenë kurrë egoist dhe nuk kam dashur të jem golashënuesi më i mirë i turneut. Bruno i gjuan penalltitë më mirë se unë dhe prandaj trajneri e zgjodhi atë.”
Vinícius shtoi se nuk është tërhequr asnjëherë nga përgjegjësia dhe se gjithmonë i ekzekuton penalltitë te Real Madridi kur trajneri ia beson këtë detyrë.
“Shumë njerëz do të thonë se nuk doja ta godisja penalltinë, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk jam fshehur kurrë nga përgjegjësia. Penalltitë i gjuaj te Real Madridi kur trajneri më zgjedh mua.”
Deklarata e tij vjen pas debatit të madh në opinionin sportiv lidhur me momentin kyç të ndeshjes, ku Brazili u eliminua nga Norvegjia me rezultat 2-1.
Flaka
















