Visar Ademi prezanton planin për Gostivarin

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 11:59

Visar Ademi prezanton planin për Gostivarin

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, prezantoi prioritetin kryesor të programit të tij, siç u potencua, pastrimin e komunës nga korrupsioni dhe administrata partiake.

Në fjalën e tij, Ademi theksoi se qyteti po përballet me probleme të shumta – nga mbeturinat, qentë endacakë dhe trafiku, deri te rënia ekonomike dhe largimi i të rinjve – por rrënja e të gjitha sfidave qëndron tek administrata e kapur politikisht dhe e korruptuar.

“Çdo vend pune në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike do të vihet në pikëpyetje. Profesionalizmi dhe përkushtimi do të jenë kriteri i vetëm, jo librezat partiake. Drejtorët partiakë do të shkarkohen menjëherë dhe çdo punonjës do të kalojë në një periudhë prove prej tre muajsh, ku do të vlerësohet nga ekspertë të jashtëm për aftësitë dhe etikën e punës,” deklaroi kandidati.

Ai prezantoi tri shtylla kryesore të planit të tij:

  • Profesionalizëm dhe përkushtim në vend të lojalitetit partiak – administratë e pastër nga militantët politikë.
  • Shërbim efektiv për qytetarët në vend të administratës së fryrë – përgjysmim i numrit të punonjësve joaktivë dhe forcim i shërbimeve bazike si pastrimi dhe mirëmbajtja.
  • Punësime transparente dhe të barabarta për të gjithë qytetarët – çdo konkurs publik dhe çdo intervistë për pozita udhëheqëse do të jenë të hapura dhe transparente.

“Vetëm me profesionistë jopartiakë dhe me mjete moderne të digjitalizimit, ne mund ta menaxhojmë komunën me efikasitet, të zgjidhim problemet e akumuluara nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni, dhe të ofrojmë shërbime më të mira me kosto më të ulët. Motoja jonë është e qartë: Ta pastrojmë Gostivarin!” përfundoi Ademi. Flaka

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 11:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?