VLEN: Asnjë ligj nuk e shpëton BDI-në nga vetingu i 19 tetorit!

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Tetor, 2025 16:00

VLEN: Asnjë ligj nuk e shpëton BDI-në nga vetingu i 19 tetorit!

Sa menduam se pas huqjeve të njëpasnjëshme dhe para debaklit që e pret më 19 tetor, BDI do të kishte marrë leksionin politik e moral, del sërish Arbër Ademi duke kërkuar mbështetje për ligjin për “veting”. Kështu tregojnë se asesi nuk mund të akomodohen në opozitë. Këto dalje të çakorduara janë vetëm autogola politikë, dëshmi e qartë se treshja në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela  ka vetëm një shqetësim, mbijetesën politike.
Për cilin veting flet Arbër Ademi?
Për atë që SHBA-të ia bënë Artan Grubit, të cilin sot e brohorasin nëpër tubime? Apo për vetingun që duhet bërë Ali Ahmetit dhe pasurisë së familjes së tij për firmat e fëmijëve, nipërve, dhëndurëve dhe miqve të tij, për veturat luksoze, qendrat tregtare dhe tenderët e fshehtë? Apo për Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për “rent-a-car” si bakshishe për rrethin e tij politik?
Ku mbetën standardet ISO kundër korrupsionit që i reklamonit?
A i përfunduat?
A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për letrat tuaja që ua dërgonit?
Veting nuk bëhet me deklarata e fjalime, prandaj VLEN qëndron fuqishëm pas amandamentit kushtetues që i pret kohën korrupsionit, duke mundësuar që asnjë hajni politike të mos mbulohet me pluhurin e vjetërsimit.Populli ua ka mësuar lojën e pazareve dhe tashmë i refuzon me përbuzje. Treshja në agoni është në mankth, sepse edhe “referendumin” që tani e shpikën, po u del huq. Më 19 tetor, shqiptarët do ta bëjnë vettingun e vërtetë, atë që nuk e kontrollon politika, por vota e popullit.

241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Tetor, 2025 16:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?