VLEN i përgjigjet opozitës shqiptare: Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 16:35

VLEN i përgjigjet opozitës shqiptare: Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane!

Partia non grata BDI edhe një herë po e dëshmon se është parti e dështuar dhe pa ideal. BDI e cila bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE vite me radhë kërkon llogari se pse VLEN-i nuk e zhbllokon rrugën evropiane për gjashtë muaj. Partia non grata BDI e cila heshti për vite me radhë për reformat në drejtësi dhe kur BE-ja e ndau Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, sot kërkon që këto punë të rregullohen brenda natës me shkop magjik. Ne u themi se po, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian por asnjëherë me një parti antiamerikane si BDI në Qeveri, akuzun nga VLEN.

BDI non grata, parti e cila rrënoi sistemin gjyqësor në vend, u zhytë në korrupsion dhe krim të organizuar, thirret në vlera evropiane. Një parti e cila për 20 vjet përveç se nuk lëvizi asnjë gurë drejtë Bashkimit Evropian (BE), rrënoi çdo urë që e lidhte shoqërinë tonë me BE-në, duke partizuar në skajshmëri gjyqësorin, njëkohësisht të amnistohen personat non grata si Gruevski dhe e Mijallkov. 

Koalicioni VLEN është i angazhuar fuqishëm në implementimin e detyrimeve nga BE-ja dhe presim momentin final të krijimit të Qeverisë politike në Bullgari për ta mbyllur kontestimin me Bullgarinë dhe për të hapur përfundimisht kapitullin e bisedimeve me BE-në.  

Ata që thirreshin në vlera evropiane, po mbushin listën e zezë amerikane! Koalicioni VLEN është angazhuar të sanoj plagët të cilat na i ka lënë BDI si barrë. Shërimi i këtyre plagëve në institucione shtetërore po merr kohë. Maqedonia e Veriut brenda këtij mandati do të hap negociatat me BE-në dhe do të jetë shumë afër anëtarësimit të plotë në BE.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 16:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?