VLEN: Kalojmë në veprim, 2025-ta me pensione më të larta

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2025 09:44

VLEN: Kalojmë në veprim, 2025-ta me pensione më të larta

Ne, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë kemi ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së pensionistëve, duke vendosur për një rritje të ndjeshme të pensioneve prej 5000 denarë nga muaji mars. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët.

Ky vendim pasqyron angazhimin tonë për t’u kujdesur për ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar për shoqërinë dhe ekonominë tonë gjatë angazhimit të tyre aktiv që kanë shpenzuar potencialin e energjinë e tyre pa kursyer asgjë për të dhënë shumëçka.

Ky hap vjen si rezultat i dëgjimit të vazhdueshëm të kërkesave të pensionistëve dhe përkushtimit të qeverisë për të përmbushur nevojat e tyre. 

VLEN është e vetëdijshme dhe e njoftuar prej afër për sfidat ekonomike me të cilat përballen pensionistët dhe prandaj është e përkushtuar sinqerisht e me përgjegjësi të lartë që asnjëri prej pensionistëve tanë mos të hamendësohet që me paratë e pensionit të blejnë barna apo ushqim. Prandaj, kemi rritur pensionet që të jenë të mjaftueshme edhe për barëra edhe për ushqim e mjekim.

Kujtojmë që, rritja e pensioneve është pjesë e një plani të gjerë të qeverisë për të rritur standardin e jetesës për të gjitha kategoritë shoqërore, veçanërisht për ata që ndodhen në situata më të ndjeshme ekonomike. Këtë e kemi pasur zotim e premtim edhe gjatë fushatës zgjedhore. 

VLEN siguron qytetarët se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të dëgjuar kërkesat e pensionistëve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Njëkohësisht falënderojmë të gjithë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe ftojmë të gjithë palët e interesuara të japin sugjerimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të politikave sociale.

VLEN e përkushtuar për qytetarin. VLEN është zotuar në përmbushjen e premtimeve pa asnjë kompromis, thonë nga koalicioni.

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2025 09:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë