VLEN: LSDM dhe BDI sillen sikur të ishin 9 vjet në opozitë, jo vetëm 90 ditë!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:25

VLEN: LSDM dhe BDI sillen sikur të ishin 9 vjet në opozitë, jo vetëm 90 ditë!

“Nuk ka nënvlerësim më të madh të opinionit se sa të akuzosh Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për vendimin e BE-së për ndarjen e Shqipërisë. Nëse do t’i kishim nisur ndryshimet kushtetuese atë ditë kur u bë konstituimi i përbërjes së re parlamentare, ato nuk do të ishin përfunduar deri në nëntor, sepse procedura zgjat gjashtë muaj”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

“Kjo do të thotë se vendimi i BE-së për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë është përcaktuar gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët dështuan të sjellin Gruevskin për t’ju siguruar shumicën e dy të tretave për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Do të ishim shumë të lumtur nëse vendimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë do të zbatohej edhe për Maqedoninë”, vijon reagimi i VLEN-it.

“Progresi ynë drejt anëtarësimit të plotë në BE sërish është ngadalësuar për shkak të çështjeve bilaterale dhe korrupsionit masiv të atyre që me vite e përdornin retorikën evropiane për manipulime të përditshme. Megjithatë, presim që vendimi i BE-së për Shqipërinë të shërbejë si një stimul për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në kohën më të shkurtër të mundshme, e cila do të ofrojë garancitë e duhura për miratimin e amendamenteve kushtetuese. Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj përshpejtimit të procesit të integrimit dhe zbatimit të reformave të domosdoshme për t’i përmbushur standardet më të larta evropiane. Koalicioni VLEN nuk do të ndalet derisa Maqedonia të marrë vendin e saj të merituar në Bashkimin Evropian. Do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen evropiane të vendit, duke i lënë pas manipulimet dhe korrupsionin e së kaluarës. Evropa na pret – dhe ne jemi gati ta realizojmë këtë vizion!”, mbyllet reagimi i VLEN-it.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?