VLEN prezanton masën e punësimit për vitin 2025

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 09:56 Përditësuar

VLEN prezanton masën e punësimit për vitin 2025

Koalicioni VLEN ka njoftuar lansimin e Masës 2.1 – “Punësim dhe rritje e ndërmarrjeve”, si pjesë e Planit Operativ për Punësim 2024. Sipas VLEN, kjo iniciativë konsiderohet një nga masat më konkrete dhe të fuqishme për nxitjen e punësimeve të reja dhe zhvillimin e ndërmarrjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të VLEN, qëllimi i masës është i dyfishtë: krijimi i vendeve të reja të punës dhe fuqizimi i bizneseve vendore, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një ekonomie më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse.

Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi në këtë masë kanë:

  • Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme;
  • Organizatat qytetare të interesuara për punësime të reja;
  • Ndërmarrjet e reja të themeluara përmes Programit për Vetëpunësim në vitin 2024.

Mbështetja financiare për punësim

Grantet do të ndahen në bazë të kategorisë së të punësuarve:

  • 250,000 denarë për të rinjtë deri në 29 vjeç;
  • 220,000 denarë për gratë, komunitetin rom dhe përfituesit e ndihmës minimale;
  • 160,000 denarë për të punësuarit mbi 29 vjeç që nuk i përkasin kategorive të mësipërme.

Përfituesit e granteve duhet të nënshkruajnë kontratë pune me të punësuarit për një periudhë që varion nga 9 deri në 15 muaj, duke garantuar kështu një stabilitet të caktuar në tregun e punës.

VLEN: Premtime të mbajtura, punë konkrete

Nga VLEN theksojnë se kjo masë është dëshmi e qartë se ndryshimi nuk është vetëm fjalë, por veprim konkret në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare.

“VLEN, punë konkrete për qytetarët” – përfundon deklarata zyrtare. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2025 09:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?