VLEN: Shëndetësia me BDI-në ishte torturë për qytetarët

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 15:41

VLEN: Shëndetësia me BDI-në ishte torturë për qytetarët

Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj.  BDI parti e cila kur ishte momenti për t’i dalë për zot Shëndetësisë, u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve. Sot atyre nuk u ka mbetur fytyrë për të kërkuar përgjegjësi pasi pasojat e keqqeverisjes së tyre, i kemi trashëguar dhe po punojmë për ta shëruar plagën që e kanë lënë ata, akuzuan nga VLEN.

Kjo është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës. BDI është parti pa kredibilitet dhe e zhytur në krim e korrupsion.

Në kohën e BDI-së i lartë nuk ka qenë vetëm niveli i krimit dhe korrupsionit por edhe vdekshmëria te fëmijët në spitale. Në këtë tabelë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara- kur në pushtet ka qenë BDI- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit! Ka pasur mesatarisht deri nëntë vdekje në muaj!

Por, me Taravarin në krye të Shëndetësisë, kjo praktikë e turpshme merr fund! Pasiguria e tyre po përmbyllet, duke filluar me sistemimin e mbi 1.000 punonjësve mjekësorë!

Faktet nuk gënjejnë. Që kur VLEN ka marrë përgjegjësinë për Shëndetësinë, gjërat kanë filluar të lëvizin në anën pozitive. Për herë të parë pas 15 vitesh, VLEN e përditësoi listën pozitive tëbarnave, duke lehtësuar barrën financiare të mijëra pacientëve. Vetëm këtë vit, falë angazhimit të ministrit Arben Taravari, janë pranuar 300 specializantë të rinj dhe 300 të tjerë do të pranohen vitin e ardhshëm.

BDI-ја non grata e la Shëndetësinë në “vdekje klinike”, por tani ajo po kthehet në jetë, falë përkushtimit dhe vizionit të Taravarit. Qytetarët e kanë parë dallimin, mes atyre që shkatërrojnë dhe atyre që ndërtojnë. VLEN është e vendosur në angazhimin e saj për ta ndërtuar jetën në vendin tonë dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë dhe t’i dëgjojmë llafet e atyre që shkatërruan çdo gjë që ju doli para për vite me radhë. 

VLEN është e angazhuar për jetë më të mirë për qytetarët, përmbyllet komunikata nga ky koalicion.

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 15:41
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë