VLEN: Vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 08:33

VLEN: Vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

Për VLEN-in, demokracia fillon aty ku qytetari jeton çdo ditë, në komunë, në lagje, në shkollë, në rrugën që e shfrytëzon dhe në shërbimin që e pret. Prandaj decentralizimi në programin e VLEN-it zë vend parësor. 

VLEN i jep kuptim të ri decentralizimit. Për ne, kjo nënkupton autonomi vendimmarrëse për komunat, decentralizim fiskal, hapësirë më të madhe për bashkëpunim ndërkufitar, nxitje të zhvillimit ekonomik lokal dhe rol më të fuqishëm të pushtetit lokal në arsimin fillor dhe të mesëm.

VLEN angazhohet që komunat të kenë kompetenca të qarta, mjete dhe të drejtë të vendosin për prioritetet e tyre zhvillimore. Kjo nënkupton decentralizim fiskal, zhvillim ekonomik lokal dhe bashkëpunim ndërkufitar me komunat e rajonit. Projekti strategjik Tetovë–Prizren është shembull konkret i këtij vizioni, meqë forcon lidhjen infrastrukturore, ekonomike dhe zhvillimore mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Këta që shiten si patriotë asnjëherë nuk e kishin dert decentralizimin. Ishin të zënë me hajni. Prandaj kudo që udhëhoqën lanë pas katrahurë, komuna pa ujë, pa zhvillim dhe pa shërbime normale. Shqiptarët e panë këtë mashtrim dhe i përzunë me votë.

Ata janë e kaluar. VLEN, përmes programit politik, hap një kapitull të ri për pushtetin lokal. Kapitull ku komunat nuk shihen si plaçkë, por si institucione me kompetenca vendimmarrëse për t’u shërbyer qytetarëve. VLEN angazhohet për një fazë të re të decentralizimit, ku pushteti lokal do të jetë bartës i zhvillimit. Ky është dallimi mes politikës që flet dhe politikës që punon, përfundon kumtesa nga VLEN që arriti në redaksinë e Gazetës Flaka.

241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 08:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?