VMRO nuk e ka ndërmend ta mbështesë nismën e VLEN-it për Akademinë Shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:26

VMRO nuk e ka ndërmend ta mbështesë nismën e VLEN-it për Akademinë Shqiptare

Për momentin ideja e koalicionit VLEN që shoqata e akademikëve shqiptarë të ngritet në Akademi, me shumë mundësi nuk do të realizohet, shkruan Alsat.

Kjo për arsye se kjo nismë as në nivel lokal e as si zgjidhje ligjore nuk po mer mbështetje nga asnjë parti politike në vend.

Kryeministri Hristijan Mickoski, konsideron se kjo temë u kryen punë vetëm partive opozitare të cilat duan të ngritin apo të ulin rejtingun politik.

Preferon që të hollat e komunave, të shfrytëzohen për projekte infrastrukturore.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, Qeverisë por edhe akademikëve nga përkatësi të ndryshme etnike është i qartë se në Maqedoni ekziston një Akademi e Shkencave dhe arteve. Unë nuk do të doja që paratë e qytetarëve të harxhohen  për organizata joqeveritare. Përndryshe absolutisht, buxhet të tillë këshilltarët e VMRO-së nuk kanë ndërmend dhe nuk do të votojnë në korniza të këshillave”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Ideja e VLEN-it nuk mbështetet as nga BDI.

Për partinë e Ahmetit kjo nismë është denigrim për shqiptarët.

“Në atë formë që dje u paralajmërua dhe format që më herët propagoheshte ka dallim si nata me ditën. Është devalvuar nga një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare. Nuk jemi të interesuar për të mbështetur projekte të cilat cënojnë interesin e shqiptarëve dhe projekte të cilat denigrojnë atë që është shqiptare në RMV”, u shpreh Faton Ahmeti – Sekretar Gjeneral i BDI-së.

Mbështetje nuk ka as nga LSDM. Arsyetimi i tyre është se ASHAM është Akademi që përfaqëson të gjitha etnitetet.

“LSDM nuk do të mbështesë ndarje etnike në shkencë dhe kategorikisht do të kundërshtojë idetë të cilat promovojnë dhe i nxisin partnerët e koalicionit në pushtet në krye me VLEN. Kategorikisht jemi kundër formimit të akademisë paralele për shkencë dhe arte përshkak se kjo do të thotë etnizim të shkencës dhe krijimin e institucioneve etnike, në vend të institucioneve për të gjithë qytetarët”, tha Mitko Trajçuleski – Sekretar Organizativ i LSDM-së.

Duke patur parasysh që ngritja nga shoqatë në akademi të shkencave dhe arteve kërkon pëlqim nga partneri i koalicionit, VMRO-DPMNE, VLEN do ta ketë të pamundur ta rregullojë këtë çështje ligjërisht.

Përskaj kësaj, VLEN-it nuk i mjaftojnë këshilltarët në asnjë prej katër komunave të cilat morën nismën për të mbështetur finansiarisht shoqatën joqeveritare, pasi pa partitë e tjera nuk e kanë shumicën e badenterit./ Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?