Von der Leyen thirrje lidereve të Ballkanit: Nëse doni të përparoni, bashkëpunoni

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:24

Von der Leyen thirrje lidereve të Ballkanit: Nëse doni të përparoni, bashkëpunoni

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë.

Plani i ri për tregun e përbashkët rajonal është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin, i cili u miratua nga BE në muajin maj dhe ka vlerën e 6 miliardë eurove, si dhe synon t’i mbështesë reformat e rajonit, që lidhen me BE-në. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i nxiti vendet e rajonit të qëndrojnë në anën e drejtë të historisë në mesin e një rritjeje të ndikimit rus.

“Ne kemi parë përgjatë këtyre 20 viteve një periudhë mjaft të gjatë ku zgjerimi nuk ishte në krye të agjendës dhe ishte përjashtuar si mundësi. Kjo ka ama ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit. Më duhet të them gjithashtu se agresioni rus në Ukrainë ka sjellë një lloj qartësie. Ju duhet të zgjidhni të jeni në anën e duhur të historisë dhe në anën e ligjit ndërkombëtar. Dhe të gjitha vendet që aplikojnë për anëtarësim në BE kanë qenë shumë të qarta për këtë, dhe kanë kaluar në anën e demokracisë dhe mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen e cilësoi Planin e Rritjes “si më të rëndësishmin”. “Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët. Është një proces i bazuar në merita”, tha ajo.

“Unë besoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Sundimi i ligjit dhe integrimi ekonomik kanë rëndësi kyçe”, tha der Leyen.

Vendet anëtare të BE-së i miratuan më 11 tetor agjendat e reformave të pesë vendeve të rajonit – përveç Bosnje e Hercegovinës – duke i hapur kështu rrugë Komisionit Europian që t’i bëjë pagesat e para nga paketa në fjalë.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?