Në Dobërdoll të Vrapçishtit, çerdhja “Pranvera” ka mbetur pa rrymë dhe pa ushqim për fëmijët. Ministria e Politikës Sociale akuzon komunën se me qëllim ka ndërprerë furnizimin me energji dhe ka marrë automjetin që shpërndante ushqimin
.Por a po ndodh kjo për shkak se Ministria për politikë sociale ia ka marrë kompetencat Komunës!? Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani, mohon përgjegjësinë, duke thënë se ministria ka marrë kompetencat në mënyrë të paligjshme dhe se çështjen e rrymës duhet ta zgjidhë vetë ministria.
Ndërkohë, drejtoresha e emëruar nga ministria thotë se nuk dihet nëse nesër çerdhja do të ketë rrymë apo jo.
Deri sa komuna dhe ministria e politikës sociale të gjejnë një zgjidhje, situata mbetet e paqartë, nëse fëmijët mund të vijojnë edukimin e tyre për shkak të mungesës së kushteve.(TV21)
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Shkurt, 2025 22:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.