Wenger: “Vetëm Spanja mund ta mposhtë Francën, ka një nivel teknik më të lartë”
Arsène Wenger ka bërë një vlerësim të madh për kombëtaren e Spanjës, duke e cilësuar si skuadrën e vetme që mund të jetë në gjendje të mposhtë Francën në Kupën e Botës.
Ish-trajneri francez, në një intervistë për podcastin “Kroos & Kroos”, tha se megjithëse Franca është një nga favoritët kryesorë për trofeun, Spanja mbetet një kundërshtar i veçantë për shkak të cilësisë së saj teknike dhe mënyrës së lojës.
“Pyetja e vërtetë për mua është Spanja. Nëse një skuadër është e aftë ta mposhtë Francën, do të thosha se është Spanja”, deklaroi Wenger.
Sipas tij, kombëtarja spanjolle ka një nivel teknik më të lartë dhe një kulturë kolektive të futbollit që nuk e ka asnjë ekip tjetër në botë.
“Kanë një nivel teknik më të mirë se Franca dhe një kulturë futbolli kolektiv që askush tjetër në botë nuk e ka”, shtoi Wenger.
Megjithatë, Wenger e sheh Francën si një nga skuadrat më të forta të turneut dhe beson se “Gjelat” kanë potencialin për të triumfuar në Botëror. Ai gjithashtu theksoi se futbolli modern po zhvillohet me ritëm shumë të lartë, ku intensiteti dhe shpejtësia janë bërë faktorë vendimtarë për sukses.
Flaka
















