Yan Diomandé iu ofrua Barcelonës, por Flick bllokoi marrëveshjen
Barcelona ka pasur një tjetër emër në listën e mundësive për repartin ofensiv, por Hansi Flick vendosi të ndjekë një tjetër objektiv. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, talenti Yan Diomandé iu ofrua klubit katalanas disa muaj më parë, por trajneri gjerman nuk e miratoi transferimin.
Flick i ka bërë të ditur drejtorit sportiv Deco se anësori i vetëm që dëshironte për krahun e sulmit ishte Anthony Gordon. Trajneri i Barcelonës ishte i impresionuar nga paraqitjet e anglezit, veçanërisht gjatë përballjeve të tyre në Ligën e Kampionëve.
Shpejtësia, intensiteti në lojë dhe aftësia e Gordon për të sulmuar hapësirat pas mbrojtjes kanë bindur Flickun, i cili e konsideron lojtarin si profilin ideal për sistemin e tij.
Sipas këtyre raportimeve, Flick i kërkoi Decos që Gordon të jetë prioriteti kryesor i merkatos, edhe përpara afrimit të një qendërmbrojtësi apo alternativave të tjera në krahët e sulmit.
Barcelona pritet të fokusohet tash tek repartet tjera, pasi zgjidhja e anësorit është kryer, ndërsa vendimi i Flickut tregon qartë drejtimin që klubi katalanas dëshiron të ndjekë në ndërtimin e skuadrës së re.
Flaka
















