Zbulohet arsyeja pse transferimi i Nico Williams tek Barcelona ka gjasa të mëdha të dështojë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 12:04

Zbulohet arsyeja pse transferimi i Nico Williams tek Barcelona ka gjasa të mëdha të dështojë

Një premtim që Nico Williams i ka bërë vëllait të tij Inakit, mund të bëjë që sulmuesi spanjoll të konsiderojë opsionet e tij dhe të qëndrojë tek Athletic Bilbao për sezonin 2024/2025.

Kjo situatë shton edhe më shumë pasiguri tek e ardhmja e tij, pasi që tashmë është krejtësisht e paqartë nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet.

Ani pse transferimi i Williams tek Barcelona dukej në rrugën e duhur dhe mendohej që do të kompletohej së shpejti, një informacion që ka qarkulluar së fundmi sugjeron se operacioni nuk është kaq i thjeshtë sa duket në pamje të parë.

Fillimisht, Paris Saint-Germaini ka vendosur që të dërgojë një ofertë për transferimin e tij, duke komplikuar negociatat.

Së dyti, Athletic Bilbao duket se nuk do të pranojë që të ndajë rrugët me Williams këtë verë, madje i kanë ofruar atij kontratë të re me rritje të pagës.

Madje ata kanë nisur një fushatë për ta bërë Nicon të ndjehet më i rëndësishëm, me shpresën se ai do ta konsiderojë mundësinë e qëndrimit edhe për një vit me ekipin bask, aty ku është njëri prej referencave kryesore në fazën e sulmit së bashku me vëllaun e tij Inaki.

Tani, lidhja që ka ai me vëllain e tij mund të jetë një faktor përcaktues që Nico të vendos të qëndrojë tek Athletic Bilbao sezonin e ardhshëm.

Siç raporton SPORT, sulmuesi i majtë i ka bërë një premtim vëllaut të tij të madh se do të luajnë të paktën një sezon me Bilbaon në garat evropiane.

Duhet të rikujtojmë se ekipi i Ernesto Valverdes është kualifikuar në Ligën e Evropës, pasi e ka përfunduar kampionatin në pozitën e pestë, garë kjo në të cilën nuk merrnin pjesë që nga sezoni 2017/2018.

Për më shumë, sezoni 2024/2025 do të ketë një detaj të veçantë, pasi finalja e kësaj gare do të mbahet pikërisht në stadiumin e Bilbaos në ‘San Mames’, kështu që iluzioni i të luajturit një finale evropiane në shtëpi, mund ta ‘ushqejë’ dëshirën për të përmbushur premtimin që ka dhënë.

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 12:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?