Zbulohet një shpellë në Hënë pranë vendit ku u ul Armstrong

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 12:48

Zbulohet një shpellë në Hënë pranë vendit ku u ul Armstrong

Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulën 55 vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se në Hënë ka qindra shpella të tjera ku mund të strehohen astronautët në të ardhmen.

Një ekip i udhëhequr nga shkencëtarë italianë njoftoi të hënën se ka prova për një shpellë të përmasave të mëdha, hyrja e së cilës është në atë që njihet si gropa më e thellë në Hënë dhe shtrihet në “Detin e Qetësisë” “Sea of Tranquility”, rreth 400 kilometra nga vendi ku u ul misioni ‘Apollo 11’.

Sipas shkencëtarëve, ultësira, me rreth 200 të tjera të ngjashme të zbuluara atje, është krijuar nga shembja e tubacioneve të llavës.

Studiuesit analizuan matjet e radarëve nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” që vëzhgon Hënën dhe i krahasuan rezultatet me damarët e llavës në tokë. Studimi i tyre është publikuar në revistën “Nature Astronomy”.

Të dhënat e radarit tregojnë vetëm pjesën fillestare të zgavrës hënore, sipas shkencëtarëve. Ata vlerësojnë se shpella është të paktën 40 metra e gjerë dhe disa dhjetëra metra e gjatë, e ndoshta më shumë.

“Shpellat hënore kanë qenë mister për më shumë se 50 vjet. Kështu që ishte emocionuese prova e ekzistencës së një shpelle”, thanë përmes një emali Leonardo Carrer dhe Lorenzo Bruzzone nga Universiteti i Trentos.

Shumica e gropave duket se ndodhen në fushat e lashta të llavës së Hënës. Astronautët nga NASA kanë në plan që në fund të kësaj dekade të zbresin në polin jugor të Hënës, ku mund të ketë gropa të ngjashme. Besohet se ka akuj në krateret hënore që nuk ndriçohen kurrë nga dielli, që mund të shfrytëzohen për ujë të pijshëm dhe lëndë djegëse për raketat.

Gjatë programit Apollo të NASA-s, 12 astronautë u ulën në Hënë, duke filluar me Armstrong-un dhe Aldrin-in më 20 korrik të vitit 1969.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 12:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?