Zelenski paralajmëron “katastrofë bërthamore” në Ukrainë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:46

Zelenski paralajmëron “katastrofë bërthamore” në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski deklaroi në Asamblenë e OKB-së se Rusia po planifikon të kryejë sulme në termocentralet bërthamore të Ukrainës, duke paralajmëruar për një katastrofë të mundshme bërthamore.

Zelenski tha se ka marrë informacione që Rusia po përdor satelitë të ofruar nga shtete të tjera për të vëzhguar infrastrukturën bërthamore të Ukrainës.

“Rrezatimi nuk i respekton kufijtë shtetërorë dhe shumë shtete mund të përballen me efekt shkatërrues. Çdo incident kritik në sistemin energjetik mund të çojë në një katastrofë bërthamore. Një ditë e tillë nuk duhet të vijë kurrë. Moska duhet ta kuptojë këtë. Kjo varet pjesërisht edhe nga vendosmëria juaj për të bërë presion mbi agresorin. Këto janë termacentrale bërthamore dhe duhet të jenë të sigurta”, tha Presidenti ukrainas duke ju drejtuar krerëve të shteteve në Kombet e Bashkuara.

Zelenski theksoi se Rusia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet e Ukrainës në mënyrë që të fusë në kolaps sistemin energjetik dhe atë të ngrohjes për Dimrin. /tvklan.al

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?