Zinedine Zidane është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i kombëtares së Francës, në atë që pritet të jetë një nga ndryshimet më të rëndësishme në futbollin evropian.
Sipas raportimeve, marrëveshja verbale mes palëve është arritur prej muajsh dhe mbeten vetëm procedurat zyrtare për ta bërë emërimin formal. Zidane pritet të zëvendësojë Didier Deschamps në stolin e “Les Bleus”, duke nisur një epokë të re për kampionët e botës të vitit 2018.
Raportet theksojnë se legjenda franceze ka refuzuar disa oferta nga klube të njohura gjatë viteve të fundit, pasi synimi i tij kryesor ka qenë gjithmonë drejtimi i kombëtares së Francës. Për Zidane, drejtimi i përfaqësueses konsiderohet misioni i tij i ëndrrave.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, ndërsa tifozët francezë presin me entuziazëm rikthimin e një prej figurave më ikonike të futbollit në krye të kombëtares.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Korrik, 2026 14:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.