Zyrtarisht filloi fushata “Më e mira Maqedonase: Tradita jonë, krenaria jonë”

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 13:06

Zyrtarisht filloi fushata “Më e mira Maqedonase: Tradita jonë, krenaria jonë”

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave zyrtarisht e ka nisur fushatën “Më e mira Maqedonase: Tradita jonë, krenaria jonë”, e cila ka për qëllim forcimin e prodhimit bujqësor vendor dhe ngritjen e vetëdijes për cilësinë e produkteve bujqësore maqedonase.

Qëllimet kryesore të fushatës “Më e mira Maqedonase” janë:

          •        Rritja dhe forcimi i prodhimit bujqësor vendor;

          •        Sigurimi i një të ardhmeje më të mirë për zonat rurale;

          •        Ngritja e vetëdijes për cilësinë, autenticitetin dhe rëndësinë e produkteve vendore;

          •        Lehtësimi i qasjes së qytetarëve te produktet bujqësore vendore dhe përpunimet nga to.

Është krijuar platforma digjitale makedonskonajdobro.mk, e cila mundëson:

          •        Për bujqit: Regjistrim dhe promovim të produkteve të freskëta bujqësore;

          •        Për përpunuesit: Prezantim të përpunimeve autentike maqedonase;

          •        Për qendrat e shitjes: Regjistrim të lokacioneve gjeografike të pikave të shitjes.

Platforma përfshin hartën interaktive “Ku të blej”, e cila përmes gjeolokacionit automatik u ndihmon qytetarëve të gjejnë pikat më të afërta për produkte bujqësore vendore dhe përpunime, me mundësi filtrimi sipas kategorisë apo produktit specifik.

Së shpejti do të publikohet edhe një aplikacion i veçantë mobil, i cili do të mundësojë qasje edhe më të lehtë te informacionet për produktet bujqësore vendore dhe përpunimet nga to.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave fton të gjithë bujqit, përpunuesit dhe qendrat e shitjes që të regjistrohen në platformën makedonskonajdobro.mk dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme të rëndësishme.

Duke zgjedhur një produkt maqedonas, nuk zgjedhim vetëm ushqim apo mall – por investojmë drejtpërdrejt në ekonominë tonë, krijojmë vende të reja pune dhe forcojmë stabilitetin e vendit.

268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Korrik, 2025 13:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
268
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?