10 deputetët heronj të 23 marsit 1989

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Mars, 2026 20:13

10 deputetët heronj të 23 marsit 1989

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë u zhvillua një nga seancat më të rënda në historinë e Parlamentit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës!

Nën presionin e jashtëzakonshëm politik, me kërcënime të drejtpërdrejta me burg e jetë, por edhe nën një shtetrrethim të hekurt policor-ushtarak të regjimit jugosllavo-serb të Milosheviqit e bandës se tij në Kosovë, u votua suprimimi i autonomisë së Kosovës!

Por, në atë errësirë historike, ndriçuan dhjetë ndërgjegje të pamposhtura shqiptare!

Nga 190 delegatë sa ndodheshin në sallë, vetëm dhjetë prej tyre patën guximin të votojnë kundër atij akti të rëndë!

10 zemra e duar besnike ndaj interesave të Kombit, vazhdues të idealeve të Deputetit të popullit shqiptar Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, dolën kundër shfuqizimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 dhe kundër zhveshjes së Kosovës nga e drejta e saj politike dhe institucionale!

Emrat e tyre historia nuk duhet t’i harrojë kurrë dhe ata janë: Sadik Zuka, Melihate Tërmkolli, Ukë Bytyqi, Shkëlzen Gusia, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Riza Lluka, Bajram Buqani, Mehdi Uka dhe Agim Kastrati.

Ata nuk votuan thjesht “kundër”!
Ata votuan kundër Serbusë!
Ata vituan për të ardhmen e lirë të Kosovës së pavarur!

Në atë ditë që mund të cilësohet si një nga kapitujt më të errët të historisë sonë, këta dhjetë deputetë u ngritën mbi frikën dhe presionin serb, duke u bërë simbol i qëndresës qytetare dhe kombëtare të Kosoves!

Ata dëshmuan se edhe në momentet më të vështira, ekziston një vijë që nuk duhet kaluar, vijë që ndan nënshtrimin nga dinjiteti, frikën nga qendresa, përuljen nga kundërshtimi!

Në shumë kombe, vende e shtete të botës, njerëz me një qëndrim të tillë heroik në parlament do të ishin shndërruar në figura të shenjta të historisë kombëtare, të nderuar e me përulje brez pas brezi!

Kosova e lirë dhe e pavaruar dhe e njohur dhe e pranuar ndërkombëtarisht, ua ka borxh këtë nderim mbrojtësve të Kosovës në Parlamentin e Krahinës!

Kurrë nuk është vonë, por sa më parë më mirë!

Ata që janë gjallë duhet të nderohen me dinjitetin më të lartë institucional e shtetëror, kurse ata që kanë ndrruar jetë, të nderohen post mortum!

Çdo 23 mars duhet të shndërrohet në ditë nderimi e përkujtimi, ku institucionet më të larta të shtetit si Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Kosovës të përulen me respekt para atij akti të rrallë guximi parlamentar!

Emrat e tyre edhe për së gjalli duhet të jetojnë në hapësirën publike: në rrugë, sheshe, shkolla dhe institucione, si kujtesë e përhershme se liria nuk është dhuratë, por ishte luftë dhe qëndresë!
Historia nuk i harron ata që nuk u përkulën e do t’i nderojë përgjithmonë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Mars 2026!

64
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Mars, 2026 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
64
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?