Fronti Europian hapi shtabin në Dibër, Sela: Do jemi fitues absulut

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 08:28

Fronti Europian hapi shtabin në Dibër, Sela: Do jemi fitues absulut

 
Fronti Europian hapi shtabin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në qytetin e Dibrës. Të pranishëm ishin kandidatët për deputetë të zonës së V-të zgjedhore Ziadin Sela, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski. 

Ziadin Sela në fjalën e tij tha se Fronti Europian do të jetë fitues apsolut në këto zgjedhje dhe në këtë frymë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkojmë Dibrën.

“Nëpërmjet Frontit Europian i’a kemi mësyer kufirit dhe Dibrën do e bëjmë bashkë në Bashkimin Europian. Fronti Europian betejën politike nuk e ka me opozitën shqiptare, por me VMRO-DPMNE-në sepse ata nuk i duan ndryshimet kushtetuese”, tha Sela.

Musa Xhaferi potencoi se opozita shqiptare nuk ka kapacitet që të shtyjë procese të mëdha.

“BDI pastaj ASH si dy parti që kishin më shumë mandate dëshmuan se kanë vullnet politik, për të krijuar Frontin Europian një front i nevojshëm për t’i bërë një shtytje vendit drejt BE-së.  Ne si front, jemi treguar solidar duke i kyçur edhe partitë e komuniteteve tjera që të gjithë së bashku të jemi pjesë e BE-së”, tha Xhaferi. 

Arbana Pasholli shtoi se Fronti Europian nuk është vetëm bashkimi i partive politike por është frymë dhe standard që promovon bashkëjetesën.

“Fronti Europian nuk është vetëm bashkimi i partive politike por është frymë, është standard që promovon bashkëjetesën dhe kjo dëshmon që kemi lënë të shkuarën dhe shikojmë të ardhmen dhe e ardhmja jonë është në BE”, vlerësoi Pasholli. 

Ndërkaq, koordinatori i Zonës së V-të Kreshnik Bekteshi tha se gara e Frontit Europian është garë me forcat destruktive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja dhe nuk është garë mes Frontit Europian dhe opozitës shqiptare.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Prill, 2024 08:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.