Adelina Marku: Bujar Osmani – kontinuiteti i mençur i kauzës së Nolit e Xhaferit

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 23:52

Adelina Marku: Bujar Osmani – kontinuiteti i mençur i kauzës së Nolit e Xhaferit

Kolumnistja e njohur dhe diplomatja Adelina Marku, në shkrimin e fundit për të përditshmen KOHA, analizon rolin e ministrit Bujar Osmani si kryesues i OSBE-së dhe sulmet e pandershme që bëhen ndaj tij për poena politike.

“Konstatimi se Bujar Osmani – lider nga Maqedonia e Veriut – përgjatë Kryesimit me OSBE lëvroi në OSBE me fuqinë e artit politik e diplomatik kontinuitetin e mençur të kauzës së një Fan Stilian Noli e Arbën Xhaferi – lider në Maqedoninë e Veriut – për Kosovën si shtet Sovran, është përtej konstatimit subjektiv, sepse përmbahet FAKTEVE TË GJALLA E TË PAMOHUESHME. Çdo tentim propagandistik që ka agjendë të denigrojë këtë fakt, rreshtohet pas të gjithë atyre konstatimeve të rrejshme propagandistike se, e para Kryengritja e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut na qenka orkestruar dhe eksportuar nga Kosova. E dyta, tendenca e po këtyre zërave për të denigruar “Planin 9 pikësh për të prevenuar deeskalimin e situatës në komunat e banuara me shumësi serbe në Kosovë” që Kryesuesi me OSBE Bujar Osmani e plasoi me aq integritet diplomatik në vëmendjen e 57 shteteve të OSBE, është skajshmërisht e dëmshme. Përse? Sepse kjo propaganda e kundërshtarëve politikë të Bujarit, nga armiqtë e përbashkët, tani, të të dy kandidatëve shqiptarë për President, ushqen insinuimin për ide secesioniste/shkëputjeje e si pasojë stimulon qëllimin apokaliptik e të dëmshëm për Kosovën e rajonin”.

Sipas Markut, ky diskurs e ngre atë ALARMIN E PANEVOJSHËM, e si i tillë duhet ndaluar së plasuari sepse, të fut në gojën e simulakrumeve politike diplomatike antidemokratike që çojnë në rrezikun e argumentimit të qëllimit të Putinit në rajonin tonë e për rikthimin e narrativit të PROTRACTED REGIONS (regjioneve të ngrira).

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 23:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.