Stuhi e fuqishme në Strumicë: Breshër, përmbytje dhe dëme në qytet

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2025 23:07

Stuhi e fuqishme në Strumicë: Breshër, përmbytje dhe dëme në qytet

Stuhi me breshër, shi dhe bubullima goditi Strumicën sonte (11 maj 2025) rreth orës 20:00, duke shkaktuar përmbytje rrugësh, pemë të rrëzuara dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të qytetit, transmeton Flaka Media

Sipas njoftimit të Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Strumicës, një automjet zjarrfikës me dy zjarrfikës-shpëtues intervenoi në rrugën “Vanço Kitanov” për të larguar një pemë të rrëzuar mbi një makinë. Ndërhyrja ishte e shpejtë dhe pema u hoq nga rruga.

Ndërmarrja publike “Komunalec” dhe ekipet e zjarrfikësve janë në terren për të sanuar dëmet. Banorët raportojnë se stuhia, e shoqëruar me breshër të madh, përmbyti rrugët në pak minuta dhe krijoi probleme serioze në qarkullim dhe furnizim me energji. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2025 23:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media