Kujdesi për fytyrën: Gabimet që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj
Shumë persona nuk e kuptojnë se disa zakone të përditshme mund të dëmtojnë lëkurën e fytyrës, edhe pse synimi është të duket e pastër dhe e shëndetshme. Ekspertët e kujdesit për lëkurën vënë në dukje disa gabime që duhet të shmangen:
1. Larja e tepërt e fytyrës
Larja shumë e shpeshtë mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe të shkatërrojë yndyrnat natyrale. Fytyrën nuk duhet ta lani më shumë se dy herë në ditë, përveç rasteve kur stërviteni. Përdorni produkte të buta pastruese me përbërës qetësues si çaji jeshil apo aloe vera, dhe nëse keni akne, produktet me acid salicilik janë të rekomanduara.
2. Përdorimi i gabuar i peeling-ut
Peeling-u nuk duhet bërë shumë shpesh; një herë në javë është e mjaftueshme për të hequr qelizat e vdekura dhe për të rigjeneruar lëkurën.
3. Moslarja e fytyrës para gjumit
Është e rëndësishme që pas heqjes së grimit të pastrohet fytyra me locion pastrues për të hequr papastërtitë dhe produktet kozmetike që mund të bllokojnë poret.
4. Përdorimi i ujit shumë të nxehtë
Uji i nxehtë thaj lëkurën dhe dëmton barrierën natyrale mbrojtëse. Është më mirë të përdoret ujë i ftohtë ose i vakët.
5. Përdorimi i pecetave të lagura si rutinë
Pecetat e lagura janë të dobishme në raste të veçanta, por nuk duhet të zëvendësojnë pastrimin e fytyrës, pasi nuk e pastrojnë aq thellë sa locionet pastruese.
Duke ndjekur këto këshilla, lëkura do të ruajë freskinë, elasticitetin dhe shëndetin e saj natyror.
Flaka


















