Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka deklaruar se Liga e Kombeve është një kompeticion shumë i vështirë dhe i bukur, por ekipi i tij është i fokusuar te ndeshja kryesore ndaj Polonisë.
Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars në gjysmëfinalen e plejofit të Kupës së Botës 2026. Sylvinho tha se skuadra po përgatitet intensivisht për këtë ndeshje dhe se Liga e Kombeve është një garë që luhet shpejt, brenda dy-tre muajsh, me shumë skuadra të forta.
“Është gjithmonë një kompeticion shumë i vështirë, shumë i bukur. Luhet në një mënyrë shumë të shpejtë. Këtë herë bëhet në dy muaj. Gjithçka luhet shumë shpejt, është një garë e bukur. Për ne nuk është e lehtë të mendojmë për Ligën e Kombeve sepse kemi mendjen te plejofet e marsit. Është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, si federatë dhe si vend, por tani presim momentin e duhur”, tha Sylvinho.
Shqipëria, në Grupin C1 të Ligës C, do të përballet gjithashtu me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinos.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Shkurt, 2026 11:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.