“800 miliardë euro investim në BE”, Draghi: Europa të marrë hua bashkarisht për të rritur prodhimin!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:57

“800 miliardë euro investim në BE”, Draghi: Europa të marrë hua bashkarisht për të rritur prodhimin!

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi ka prezantuar këtë të hënë një raport të shumëpritur, lidhur me konkurencën dhe rekomandimet ekonomike për Bashkimin europian.

Në raport thuhet se blloku ka nevojë për një politikë indsutriale shumë më të koordinuar, vendime më të shpejta dhe investime masive për të rritur prodhimin e brendhsëm bruto, nëse do që të ruajë ritmin me rivalët ekonomikë SHBA dhe Kinë.

Sa i përket investimeve, Draghi thtë se ato duhet të shtohen në një vlerë të paktën 750-800miliadrë euro në vit, e cila përbën 5 % të prodhimit të brendhsëm bruto të bllokut.

“Për herë të parë prej Luftës së Ftohtë, ne duhet të kemi frikë për ruajtjen tonë ekonomike dhe arsyeja për një përgjigje të unifikuar nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme . BE-ja duhet të krijojë instrumente për borxh të përbashkët, për të investuar në projekte të përbashkëta, të cilat do të rrisin konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike”, tha Draghi.

Raporti mbështetet nga Franca, por shtete të tjera përfshirë Gjermaninë dhe Holandën, janë shprehur kundër veprimeve të tilla për shkak të frikës se mund të detyrohen të kontribuojnë më shumë para se shtetet të tjera europiane.

Ish kryeministri Italian tha se parandalimi i rënies së mëtejshme ekonomike do t’i përballë liderët europianë me vendime dhe zgjedhje të vështira. Sipas raportit borxhet e përbashkëta mund të jenë të mundura vetëm nëse plotësohen kushtet politike dhe institucionale./vizionplus.tv

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?