Sot bartësi i listës nga Koalicioni VLEN në NJZ 6 dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbajti një konferencë shtypi ku shpalosi ofertën e Koalicionit VLEN e cila ka të bëjë me mërgimtarët.
Kasami, përcjell SHENJA, tha se koalicioni VLEN angazhohet për subvencionim të taksave dhe tatimeve të mërgimtarëve që kthehen në vend, si dhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin dhe aplikim të sistemit të kredive.
“Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit, priten ende të vijnë edhe sot edhe në ditët në vijim deri në 7 maj, kur do të vijnë edhe kontixhenti i fundit i mërgimtarëve. Ne urojmë që ata të mos kenë pengesa në kufi, sepse kemi informata që pushteti I BDI-së tenton të problematizojë ardhjen e tyre dhe kemi informata që kanë nxjerrë militantë partiakë të punësuar në doganat e Maqedonisë dhe në policinë e shtetit për të penguar dhe për të orientuar se kë do votojnë”, ka deklaruar Bilall Kasami.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
5 Maj, 2024 15:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.